BESA BES BESEN TA KOM DHON!!! PER SHQIPRI JETEN DOJM ME DHON!!!

 

MË MIRË FEDERALIZIM I PËRKOHSHËM SESA “PAKICË KOMBËTARE”- HYZMEQARË TË SLLAVOMAQEDONËVE!

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Derisa t’i dalë “gjumi i ariut” Shqipërisë së sali berishëve (1912-2010), shqiptarët e kolonizuar në “Maqedoni” etj., nuk mund të presin nën “saçin e kuq” të robërisë, ata janë të shtrënguar të gjejnë zgjidhje politike për fatin e tyre, sepse me “ një këmbë” veç janë në luftë!

Paqe po, por jo si “paqësorë” nën robëri të huaj për të siguar paqen e qëndrueshme në Ballkan dhe në Evropë sipas strategjisë antishqiptare të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913).

Nuk ka dilemë se zgjidhja përfundimtare e statusit politik të shqiptarëve të Iliridës, do të ishte RIBASHKIMI me Shqipërinë.

Ky është opcioni i vetëm realist dhe pragmatik për shpëtimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale në Ballkan, të cilin unë teorikisht dhe praktikisht e kam mbështetur dhe e mbështes botërisht që nga vitete e 90-ta të shekullit XX., për çka edhe kam pasur pasosja të rënda në këtë drejtim.

Mirëpo, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut shqiptar, sulmet e ndryshme fashiste dhe neofashiste, interesat heterogjene, pasojat dhe rreziqet individuale nuk çojnë peshë në asnjë kuptim. Andaj, edhe nuk do përmendur fare të gjitha këto barriera qoftë nga armiqtë e brendshëm, qoftë nga armiqtë e jashtëm. Ata janë të paguar, që në të gjitha format çnjerëzore, antiprofesionale dhe antikombëtare, të na anatemojnë, kur është fjala për mbështetjen e pakompromis të Ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Por ne nuk do të heqim dorë nga orientimi dhe veprimi konkret i ribashkimit të kombit dhe të Shqipëerisë Etnike Natyrale, edhe pse ne së bashku me popullin jo që nuk e kemi mbështetjen e politikës zyrtare të Tiranës-Prishtinës-Tetovës, por ajo edhe është deklaruar dhe dëshmuar kundër ribashkimit tonë kombëtar shqiptar.

Ribashkimi kombëtar shqiptar është realitet dhe europianzim, siç është shprfehurf me të drejtë Z. Koço Danaj në Platformën e tij të Shqipërisë Natyrale!

Si shqiptar dhe veprimtar i shkencës, unë katërcipërisht e mbështes me argumente të qëndrueshme ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, ashtu siç ka propozuar me të drejtë dhe në mënyr vizionare Z. Prof.Dr. Koço Danaj me “Platformën e Shqipërisë Natyrale”, të publikuar në nëntor të vitit 2009 në Tiranë.

Me këtë dua të them se nuk ka alternativë ribashkimi i shqiptarëve. Ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe, dihet se me mish e shpirt janë argatë, hyzmeqarë dhe luftëtarë besnikë të huaj për kompremtimin, vrasjen e idesë dhe të veprimtarëve të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Kuptohet, ata janë për ruajtjen e status quo-s së copëtimit dhe të kolonizimit të shqiptarëve nën “metropolet” ballkanike sllave dhe bizantine (1878-2010).

Të gjithë ata që kanë ndejkur me interes të veçantë veprimtarinë time të deritashme në këtë drejtim, janë bindur në vendosmërinë dhe në përcaktimin tim ideor doktrinar pragmatik lidhur me zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan-RIBASHKIMI MBI TË GJITHA DHE PARA SË GJITHASH!

Me qindra, e mijëra herë kam pohuar dhe shkruar se për mua RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR DHE I SHQIPERISË ETNIKE NATYRALE NUK ËSHTË UTOPI, AS FOLKLORIZËM E AS “TERRORIZËM” (siç e quanë armiqtë e bendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve, si këtu e 100 vjet më parë…), POR ËSHTË REALIZËM I DOMOSDOSHËM DHE I PRANUESHËM, SEPSE VETËM RIBASHKIM I SHQIPTARËVE MUND TA SHPËTOJË BALLKANIN NGA TËRMETET TRADICIONALE TË LUFTËRAVE GJENOCIDALE DHE KOLONIALE TË IMPERIALISTËVE FQINJ (serbë, malazezë, sllavomaqedonë dhe grekë) në kurriz të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre autoktone etrusko-pellazge-ilire.

Për mua është tejet shqetësuese, e kontestueshme dhe e papranueshme Politika antikombëtare zyrtare shqiptare (Tiranë-Prishtinë-Tetovë-Shkup). Titullarët dhe bartësit e kësaj politike ANTIBASHKIM, tanimë, haptazi janë deklaruar dhe kanë nënshkruar para faktorit ndërkombëtar, se janë kundër çdo forme të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale. Këtë e provoi edhe rasti konkret i njohjes së pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës-nuk ka ndryshim të kufijve gjeopolitikë.

Me këtë kusht BE-ja dhe partnerët e saj evro-perëndimorë e kanë njohur edhe pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, të cilën vullnetarisht (pa kurrfarë vërejtjeje) e kanë pranuar përfaqësuesit e politikës antikombëtare zyrtare shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë.

Në këtë rast, iu injorua dhe iu mohua e drejta e plotë e vetëvendosjes pjesës së kombit shqiptar në Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale. Politika zyrtare ia “hangër” të drejtën historike, ligjore dhe demokratike, duke mos e pyetur fare që për fatin e tij, të deklarohej me REFERENDUM!

Argument tjetër i politikës zyrtare shqiptare ANTIBASHKIM, është edhe përndjekja, arresimi, burgosja dhe dënimi i kryeliderëve të FBKSH-së, Gafurr Adili, Idajet Beqiri dhe Taip Mustafaj në Tiranë më 2003, si dhe terrorizimi, denimi dhe burgosja me nga disa vjet vuajtje burgu të rëndë e veprimtarëve të tjerë të FBKSH-së në “Maqedoni”, në Kosovë, në Anamoravë, në Mal të Zi etj.

Pse federalizim për “Maqedoninë”?

Shikuar objektivisht dhe realisht nuk ka tjetër zgjidhje veç luftës, sepse Tirana dhe Prishtina zyrtare janë deklaruar kundër ribashkimit! Madje, qeveria e Sali Berishës në vend të federalizimit, mbron “integritetin”-mosthurjen e kësaj “Maqedonie”, e cila shqiptarët i ka përjashtuar nga Kushtetuta e saj, duke i cilësuar si “pakicë kolmbëtare”-qytetarë të rendit të dytë!

Prandaj, shqiptarët e Iliridës me të drejtë po kërkojnë federalizimin e “Maqedonisë” (ngaqë tani po shihet prej aeroplani diskursi politikës zyrtare shqiptare antibashkim), sepse politika zyrtare e Tiranës dhe e Prsihtinës, (Prishtina me Kushtetë është deklaruar kundër bashkimit) de fakto dhe de jure e kundërshtojnë ribashkimin kombëtar shqiptar, ashtu sikurse politika zyrtare shqiptare në qeverinë dhe në parlamentin sllavomaqedon. Andaj, realisht, shqiptarët e Iliridës tani për tani, edhe nuk kanë zgjidhje tjetër politike për korrigjimin e statusit të tyre si “pakicë kombëtare” në KOMB.

Kjo është një nga motivet kryesore pse duhet të kërkohet dhe të mbështetet formula e përkohshme e federalizimit të “Maqedonisë” derisa të vetëdijësohet dhe të ndërgjegjësohet kombëtarisht politika zyrtare e boshtit Tiranë-Prishtinë-Tetovë-Shkup për rindërkombëtarizimin e zgjidhjes në “pako” të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Duke qenë se këtë “formulë” provizore e ka aktualizuar dhe me këmbëngulje po e kërkon spektri politik i opozitës shqiptare në “Maqedoni” dhe jashtë saj…, si bie fjala edhe Fronti Demokratik Kombëtar (FDBK) i drejtuar nga kryetari Z. Gafurr Adili në Tiranë etj., kosndieroj se është e drejtë, që edhe ne, ta mbështesim këtë opcion të përkohshëm të kompromisit politik, pavarësisht se edhe me këtë formë paliative, pjesa e kombit shqiptar në “Maqedoni” do të dëmtohej kur është fjala për zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj në kuadrin e ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Mirëpo, kjo do të kishte vetëm karakter të përkohshëm, që nuk duhet t’iu thuhet sllavomaqedonëve dhe askujt tjetër, sepse shumë e mirë e dijnë se çka do të vinte në shpreheje, pas procesit të federaliizimit. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse qeveria dhe parlamenti i “Maqedonisë” prerazi po e kundërshtojnë dhe e kanë hudhur poshtë “federalizimin” si opcion real dhe pragmatik për të evituar luftën e mundshme midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve.

Mirëpo, nëse shqiptarët nën “Maqedoni” kërkojnë dhe e mbështesin fededralizimin si zgjidhje të përkohshme politike, ne duhet ta mbështesim atë si hap të parë drejt realizimit të vetëvendosjes së shqiptarëve të atjeshëm, pavarësisht se sa kemi të drejtë në mbrojtjen e Platformës së ribashkimit të të gjithë shqiptarëve, ashtu si thuhet me argumente të qëndrueshme dhe të pranueshme në “Platformën e Shqipërisë Natyrale” të Z. Koço Danaj.

Mirëpo, fatkeqësia nuk qëndron në shtruarjen dhe në mbështetjen e kërkesës së formulës së federalizimit të “Maqedonisë”, edhe pse ajo nuk përputhet me strategjinë gjeopolitike të interesave prioritare të ribashkimit kombëtar shqiptar, por në INJORIMIN dhe në MOHIMIN e saj nga ana e politikës zyrtare shqiptare të “Maqedonisë” dhe, nga ana e politikës zyrtare e qeverisë së Tiranës me në krye Sali Berisha.

Fatkeqësia nuk qëndron në nxjerrjen në dritë të “Platformës së Shqiërisë Natyrale” të Prof.Dr. Koço Danës, as në përcaktimin, në veprimtarinë dhe në vendosjen tonë në mbrojtjen e saj, mesazhi i së cilës është tejet i qartë, i kapshëm, realist dhe pragmatik si në sfondin kombëtar, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar se pa zgjidhjen imediate dhe të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare në saje të organizimit të një Konference ndërkombëtare-Londra 2, Ballkani nuk do flejë i qetë në paqe.

Fundja, “federalizimin” si opcion të përkohshëm politik paqësor, që do të ishte garancia më e sigurt e shmangjes së një lufte të përgjakshme në “Maqedoni”, si dhe do të ndikonte pozitivisht dhe konkretisht na avancimin në shkallë më të lartë politike, juridike dhe kushtetuese të statusit të “pakicës kombëtare” shqiptare në KOMB, të barabartë me atë sllavomaqedon, do ta pranonin Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, nëse palët në konflikt do të dakordoheshin për arritjen e një kompromisi të tillë.

Ndryshe, duhet të jemi të sinqertë dhe, t’ia heqim petën “lakërorit”, tash për tash as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja, nuk do të pranojnë konceptin e ribashkimit kombëtar shqiptar, sepse para së gjithash, kundër ribashkimit (de fakto dhe de jure) janë deklaruar, janë betuar dhe janë duke vepruar në praktikë dhe në bashkëpunim me faktorin e jashtëm si Tirana, ashtu edhe Prishtina, edhe Tetova, edhe Shkupi zyrtar shqiptar.

Kjo politikë e gabueshme, vetëmohuese, antikombëtare dhe antishtetërore anitribashkim, është e diskutueshme dhe e papranueshme për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar dhe të Shqipërisë Etnika Natyrale, jo federalizimi, opcion ky i imponuar dhe i diktuar si nga politika diskriminuese kolonialiste sllavomaqedone, ashtu edhe nga politika ANTIBASHKIM e Tiranës, e Prishtinës, e Tetovës dhe e Shkupit.

Nuk do të ishte fare e drejtë, e moralshme, demokratike, ligjore dhe humane, as kombëtare, që shqiptarët e Iliridës, të lihen në “mëshirën” e politikës afatgjatë antibashkim, dhe të prisnin që këta anibashkues të deklaruar dhe të dëshmuar, ta zgjidhnin statusin e tyre politik dhe kushtetues pasi kjo gjysmë Shqipëri dhe krahina e saj e Kosovës, të integroheshin në BE, dikund në vitin 2020!!! Atëherë, edhe kur pritet shthurja e saj, siç bëjnë të dijtur disa prognoza të analitkëve të CIA-s.

Koha nuk pret derisa të marrin fund përçarjet dhe ndarjet shqiptarëve mbi baza politike dhe të interesit material dhe të luftës për pushtet etj., gjendja më “Maqedoni” është alarmante dhe dramatike buzë një lufte të re dhe të përgjakshme me përmasa ballkanike.

Pra, që të mos ndodhë “libanizimi” i Iliridës, i vetmi opcion paqësor për shpëtimin e atyre shqiptarëve është federalizimi, kuptohet, nëse këtë e mbështetë Tirana zyrtare e Sali Berishës, e cila deri në këto çaste, është deklaruar edhe kundër ribashkimit kombëtar shqiptar, edhe kundër federalizimit të “Maqedonisë”!!!

Të rrimë shtrembër, e të flasim drejt, hëpërhë edhe shqiptarët në Iliridë, edhe shqiptarët në Anamoravë (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), fatekqësisht, vetë duhet të gjejnë forma dhe metoda të arsyeshme për të zgjidhur statusin e tyre të favorshëm politik, juridik, kushtetues dhe demokratik, sepse politika dhe “drejtësia” e Tiranës dhe e Prishtinës i ka lënë “ me të dy këmbët në baltë”!!!

Shkurt, Tirana dhe Prishtina janë përqëndruar në agjendln e tyre aftashkurtër të “antantave ballkanike” integruese tregtare që, së pari, t’i “zgjidhin” problemet e Evropës dhe të Ballkanit, e pastaj, në fund, pasi t’u ketë kaluar “miu nëpër mustaqe”, t’u rikhtehen (sikurse Hajredin pasha në malet e Radikës) problemeve të shqiptarëve të kolonizuar dhe të getoizuar në Ballkan.

 
2013, viti i Shqipërisë natyrale

Politika e fundit e Nikolla Gruevskit, e konsideruar si nacionaliste ka bërë që shumë shqiptarë të kërkojnë zgjidhje tjera alternative. Analisti dhe politologu nga Shqipëria, Koço Danaj në një bisedë për “Lajm” ka pohuar se shqiptarët po shkojnë drejt formimit të Shqipërisë natyrale, e cila në vetvete do të ketë të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

“2010 është viti i fillimit të ndërtimit të Shqipërisë natyrale. Ajo lëvizje që quhet sot Vetëvendosje, mos të habiteni kur në të ardhmen do të quhet parti politike, rreth të cilës do të grumbullohen të gjithë ata shqiptarë që duan të mbeten shqiptarë me mentalitet progresiv. Këta shqiptarë normalisht që do të ndeshen me ata evropeistë të cilët do të pranojnë vetëm origjinën ta kenë shqiptare, si për shembull maqedonas, serb apo grek me origjinë shqiptare”, tha fillimisht Danaj.
Ai pikëpamjet e tij për rrjedhat e politikës në Ballkan, i ka shkruar edhe në librin e fundit “Platforma e Shqipërisë natyrale”, të cilin e ka përkthyer edhe në maqedonisht, serbisht, greqisht dhe anglisht. “Në kopertinë kam vënë orën e Ismail Qemalit, duke i ndërruar vetëm katër numrat. Vitin 2013 e konsideroj si vit të konfederatës Shqipëri-Kosovë që pastaj do të pasohet edhe me bashkimin e trojeve tjera shqiptare rreth këtij trungu”, tha Danaj. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është duke rregulluar gabimet e të së kaluarës dhe ka mbetur vetëm çështja shqiptare pa u rregulluar. “Puna e shqiptarëve deri tani ka qenë vetëm e arnuar. Marrëveshja e Konçulit, Rambujesë, Ohrit, janë vetëm marrëveshje arnimi. Çështja shqiptare ka nevojë për riformatim siç kishte nevojë çështja kroate, sllovene etj. Drejtësia e vonuar ndaj shqiptarëve, kurrsesi nuk do të jetë këtë herë drejtësi e cunguar”, tha Koço Danaj.
Përballë megalomanisë, të natyralizmit, koherent, konstant, dhe konsistent të Nikolla Gruevskit, sipas Danajt politikanët shqiptar të Shqipërisë lindore që aktualisht dhe përkohësisht ndodhen brenda shtetit të Maqedonisë, nuk kanë nevojë të flasin me terma dyshues, por kanë nevojë të flasin hapur përpara popullit që ata përfaqësojnë. Ai e ka vlerësuar deklaratën e Rafiz Halitit se shqiptarët me ose pa maqedonasit do të futen në BE, por e ka konsideruar si të pamjaftueshëm. “Politikanët shqiptarë duhet të kapërcejnë një handikap. Përballë tyre është nacionalizimi i Gruevskit, i cili po përfiton nga lobi pro-sllavë në BE, veçanërisht kundër shqiptarëve që janë pro-amerikanë. Ata duhet të mësohen, e të thonë se trojet ku ata banojnë çfarë janë? Pjesë e Maqedonisë perëndimore ose Shqipërisë lindore”, tha Danaj. Ai sqaroi se shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre mund të hyjnë në Evropë jo në rrugën që kërkon të hyjë Gruevski, por si qytetarë dinjitoz, siç janë vetë shqiptarët.
Në fund ai ka porositur BDI-në e cila përfaqëson shqiptarët në Qeverinë e Maqedonisë se emri i ri duhet të jetë Republika e Maqedonisë veriore dhe Shqipërisë lindore. “Ahmeti nuk duhet të lëvizë nga toponimi gjeografik ku quhet ‘Shqipëri lindore’, të tjerat le t’ia lë Gruevskit, Cërvenkovskit etj. Ai kurrsesi nuk duhet të shndërrohet në vasal i Gruevskit, Solanës, Oli Renit, Zhak Baros, të cilët mund të jenë demokratë, por nuk janë Shqiptarë”, tha Danaj. /BEKRI AJDINI/

Ahmeti, Thaçi e Selmani janë shqiptaro-maqedonas
“Duke e shtruar në tavolinë të gjithë problematikën e çështjes shqiptare që sot përbën çështjen kryesore të Ballkanit, atëherë do të zgjidhen të gjitha çështjet tjera të territoreve. Politika shqiptare në Shqipërinë lindore duhet të kërkojë që ajo të ketë emrin e saj. Të gjitha ata, Ahmeti, Selmani, Thaçi etj, për momentin janë shqiptaro-maqedonas”, tha Danaj.

Danaj: Në administratën turke, kishte më shumë shqiptarë se në atë maqedonase
“Ahmeti nuk duhet të hyjë në qeveri vetëm të fusë njerëz në punë. Sepse, në perandorinë turke ka pasur më shumë shqiptarë se sot në administratën maqedonase. Në perandorinë turke ka pasur edhe kryeministra shqiptarë, por luftonin për Turqinë”, tha Danaj.

Maqedonia duhet të ndahet!
“Maqedonia duhet të ndahet në mënyrë paqësore midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Të cilët shqiptarë më pas do të bashkohen në mënyrë të vazhdueshme me trungun e tyre, me Shqipërinë. Kjo do ta realizojë atë që qarkullon sot në të gjitha kancelaritë evropiane që quhet Shqipëri natyrale”, tha Danaj. (lajm)/18 Nov 2009/V.I.
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE

- Qeveria e Serbisë, menjëherë dhe pa kurrfarë kushtesh, ti tërheqë të gjitha forcat ndëshkuese policore, ushtarake, paramilitare, speciale dhe mercenare nga pozicionimi i shtetërrethimit  të  fshatrave Konçul, Turi, Lluaçan, Tërnoc të Luginës së Preshevës, si dhe sa më shpejt, ta bëjë demilitarizimin e të gjithë territorit shqiptar etnik të Anamoravës. Ndryshe, do të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat dhe rreziqet, që do të shfaqen në këtë rajon, si rrjedhojë e ushtrimit të terrorit gjenocid dhe të terrorizmit shetetëror të Serbisë e jo  të shqiptarëve, as të ish-UÇPBM-së, sepse ata nuk kanë asnjë arsye të merren me terrorizëm mbase janë në shtëpinë dhe në tokën e tyre.  Prandaj, si populli, ashtu edhe ish-UÇPBM-ja, në Luginën e Preshevës, nuk janë duke zhvilluar kurrfarë lufte terroriste, por po bëjnë përpjekje që të mbrohen nga shfarosja e terrorizmit dhe e  gjenocidit serbomadh;- Gjithë rininë, studentët, nxënësit, profesorët, arsimtarët, mësuesit, punëtorët, fshatarët , intelektualët, dhe të gjitha shtresat popullore, i thërrasim që  pa u hamendur, tu bashkëngjiten rradhëve të luftës së përbashkët çlirimtare, kombëtare e antikoloniale  të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) për ta çliruar, jo vetëm Luginën e Preshevës, por  çdo pëllëmbë të tokës shqiptare nga sunduesit  e huaj kolonialistë serbosllavë;- Të gjitha forcat politike dhe ushtarake kombëtare shqiptare të unjësohen si një kështjellë e pamposhtur për ti  penguar  ushtritë serbe, malazeze dhe maqedone, që të mos  depërtojnë në territoret shqiptare, sepse  për qëllim  të fundit kanë ripacifikimin dhe spastrimin etnik të tyre, sikurse që kanë vepruar deri tani mbi kombin dhe atdheun shqiptar, që nga dinastitë e karagjorgjeviqëve, obrenoviqëve, pashiqëve, rankoviqëve, milosheviqëve, koshtuniqëve, xhinxhiqëve dhe çoviqëve;- Politikat zyrtyre shqiptare në Prishtinë, në Tiranë, në Tetovë, në Preshevë, dhe në Ulqin, ti harmonizojnë dhe sinkronizojnë aktivitetet e tyre politike me ato të FBKSH-së dhe të AKSH-së, në mënyrë që, ti marrin në mbrojtje të drejtpërdrejtë, dhe me procedurë të shkurtër, fatin dhe interesat jetike si të vëllezërve në rajonin e Anamoravës, ashtu edhe në viset e tjera sizmike të Shqipërisë Etnike, ku  terrori i institucionalizuar shtetëror serbomadh sllav, përditë e më shumë po bëhet më i egër dhe më i përgjakshëm;- Zyrtarët qeveritarë të Prishtinës dhe të Tiranës, në mënyrë të ngutshme, duhet ti gjejnë mjetet dhe format përkatëse politike, që të ushtrojnë ndikim te faktori dhe partnerët e komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë që,  në kohën e duhur të reagojnë  ashpër tek organet qeveritare serbe të Beogradit, që të heqin dorë nga politika kolonizatore e militariste ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike në Luginën e Preshevës;- Qeveritë dhe politika zyrtare  shqiptare  e Prishtinës dhe e Tiranës, urgjentisht të ndërmarrin masa përkatëse për parandalimin e torturave dhe të terrorit policor-ushtarak, të organizuar nga qeveria  serbe e Beogradit, që është duke i kryerë mbi popullatën civile shqiptare,dhe mbi forcat e lëvizjes çlirimtare antikolonile të ish-UÇPBM-së;Për shkak të  tensionimit dhe të përkeqësimit të situatës politike dhe të sigurisë së popullit shqiptar në rajonin e Luginës së Preshevës, posaçërisht për shkak të shtetrrethimit të fshatrave Tërnoc, Konçul, Turi, LLuçan  të komunës së Bujanocit, ku në orët e hershme të mëngjesit, më 8 shkurt 2003, nga  ekspedita e përbashkët ndëshkuese e forcave të kombinuara të njësiteve  xhandarmerike-ushtarake dhe speciale antiterroriste serboçetnike, janë arrestuar disa pjesëtarë të ish-UÇPBM-së. Si pasojë e ushtrimit të këtyre aksioneve terroriste  të soldateskës serboçetnike mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare, dhe mbi ish-luftëtarët e ish-UÇPBM-së, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare,  prononcohet para opinionit publik gjithëshqiptar, dhe atij ndërkombëtar, duke apeluar që:DEKLARATË   NR. 11Prot. 09-02-03 / AKTI Tiranë, Prishtinë, Shkup ,Ulqin, Prevezë popullata shqiptare dhe luftëtarët e lirisë së ish-UÇPBM-së, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), e drejtuar nga Gjeneral***  Vigan Gradica dhe Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qëndrore të Fontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar kanë vlerësuar si të ngutshme dhe oportune, që për sanimin e gjendjes  në Luginën e Preshevës, të mobilizohen forca të caktuara nga repartet e Divizionit ADEM JASHARI të Armatës Kombëtare Shqiptare, në mënyrë që, sa më parë të jetë e mundur, ti jepet  mbështetja dhe ndihma e nevojshme morale, si  dhe të marrë në mbrojtje të drejtpërdrejtë popullatën dhe territorin shqiptar të Luginës së Preshevës, përkatësisht të Anamoravës.

 

 

T’i themi ndal copetimit te trojeve shqiptare!    
 

 

Duke  mbajtur  parasysh  gjendjen e rëndë dhe dramatike, në të cilën ndodhet

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së,
Gjeneral*** Vigan Gradica

 

SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I FBKSH-së:

 

                        KRYETARI,                                            SEKRETARI POLITIK,
                        Mr. Valdet Vardari                                 Av.Alban Vjosa

 

Written by admin   
 

 

Protestojmë ndaj gllabërimeve të reja të trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia!

Tani, kur diplomacia ndërkombëtare është hedhur në aksion për ta zgjidhur "drejt" çështjen e Kosovës, krejt pavëmendshëm, vërbërisht po sillet "me harresë" për humbjen e territoreve nga sulmet e reja nga okupatorët serbë, malazezë e maqedonas!

Mbase, kjo letër nuk do t’u duhej adresuar dhe ndërkombëtarëve, sikur të mos e dinim se në zotimet dhe në planet e tyre të mos ekzistonte "betimi" i përditshëm se ne do t’i ruajmë kufijtë e Kosovës, ne nuk do të lejojmë të copëtohet as të ndahet nga Kosova!!!

Mbase, këtë e kanë edhe obligim, për faktin që të realizohet zotërimi, pra misioni i tyre që e kanë marrë mbi supe, nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë.

Shikuar nga optika e përditshmërisë, kjo po ngjanë nën hundët e tyre dhe të pushtetarëve shqipfolës, servilëve të tyre të përbetuar!

Prandaj, duke i parë këto rreziqe të reja të copëtimit të Atdheut tonë, Shqipërisë Reale, ne u detyruam t’ju shkruajmë këtë:

LETËR TË HAPUR

Kryeadministratorit të UNMIK-ut, Soren Jessen Peterssen,
Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu,
Kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi,
Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Giuseppe Valotto,
Komandantit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Gjeneral lejtant Agim Çekut,
Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu,
Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë administrative (Londineze), Pëllumb Qazimi,
Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha,
Kryetarëve të partive shqiptare në Malin e Zi, Mehmet Bardhi, Ferhat Dinosha e të tjerë…
Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama dhe të gjithë faktorëve të tjerë kombëtarë dhe ndër ndërkombëtarë të politikave "demokratike" të cilat nuk i dinë apo i kanë "harruar" këto sulme të reja, por të heshtura , ndaj trojeve tona etnike.
Pushtetarët shqiptarë, duke filluar nga Kryetari i Pejës, Ali Lajçi, do të duhej me kohë ta ngritin zërin e protestës, sepse trojet tona andej nga Peja e Haxhi Zekës, nga cepi në cep, tani po okupohen dinakërisht dhe mizorisht!

    Ne, ia bëjmë me dije opinionit të brendshëm shqiptar dhe atij të jashtëm ndërkombëtar që:

Pjesa veriperëndimore e Kosovës që kufizohet me Malin e Zi, tek vendi i quajtur "Kulla", 6 km, forcat kufitare malazeze, kanë hyrë në vijën vertikale në brendësi të territorit të Kosovës, po ashtu në pjesën tjetër në Kuçishtë të Rugovës së Pejës, nga vendi i quajtur "Bjelluhë", kufiri ka ardhur duke u rrudhur për 3 km në vijën vertikale në brendësi të territorit të Kosovës.

Po ashtu, në pjesën kufitare me Serbinë në rrethin e Dardanës, ish-Kamenicë të Gjilanit, ka tendenca të theksuara për zhvatjen e trojeve shqiptare.

Shumë e rënduar është gjendja edhe andej nga ana e Gollakut dhe e Karadakut, tek katundet në kufi me Serbinë, ku katunde të tëra po braktisen nga pasiguria e qëndrimit përreth kufirit me Serbinë, kur ruajtja e kufirit nga forcat e KFOR-it, është në nivelin e një neglizhence të tejskajshme…

Disa herë me radhë, RTK-ja i ka paraqitur katundarët e asaj ane, të cilët kanë treguar për kalimin e ushtrisë serbe këndej kufirit, pra kanë hyrë drejt Kosovës.

"Ne, do të dëshironim të jetonim në tokat e malet tona, por fakti që kufiri nuk ruhet nga KFOR-i, as nga TMK-ja, ne nuk ndihemi të sigurt të qëndrojmë në këto anë!

Ka pasur mjaft raste kur ushtarët serbë kanë hyrë këndej dhe kanë bërë provokime të rënda, me krisma armësh" etj, etj.

Pastaj, dihet që 35 hektarë tokë të Kosovës i ka pushtuar Maqedonia.

Tani, kjo njohjen e pavarësisë së Kosovës po e kushtëzon: nëse shqiptarët hyjnë në bisedime, për zgjidhjen e demarkacionit të kufirit, para statusit të Kosovës!

Shteti i Maqedonisë ka tendenca të hapura edhe për gllabërimin e trojeve shqiptare, të dhuruara nga qeveria e Beogradit. (!)

Gjithashtu, pjesa veriore e Kosovës me qendër në pjesën veriore të Mitrovicës e cila përfshin 30 km në vijën vertikale plus enklavat e pashpallura serbe që në fakt ekzistojnë (pavarësisht se kjo nuk thuhet në dokumentet e UNMIK-ut) ato tani kontrollohen nga serbët kolonë dhe drejtohet nga Serbia.

E përkthyer kjo në shqip do të thotë: "Shqiptarë, pranoni rrudhjen e Kosovës, pushtimin e saj të përhershëm nga Maqedonia" !

E njëjta gjë tentohet të bëhet edhe në Malin e Zi kur thuhet: "Shqiptarët duhet të marrin pjesë në referendumin për krijimin e republikës së pavarur Mali i Zi": duke bërë këtë shqiptarët do të pajtoheshin me fatkeqësinë historike të pushtimit malazez në trojet shqiptare të Malësisë së Madhe.

Ne mendojmë, shqiptarët, nuk duhet të dalin kurrsesi në këtë referendum, sepse më vonë, kjo do të na kushtojë tepër shtrenjtë!

Ata, duhet të dalin në një referendum që trojet tona të ribashkohen, ato troje që serbo-malazezët i kanë kolonizuar padrejtësisht gjatë viteve 1870-1880 e deri sot, pra nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ne nuk duhet të harrojmë se shqiptarët kanë luftuar nën drejtimin e LSHP-së, një vit për Ulqinin dhe malazezët nuk kanë mundur t’i zmbrapsin pa ndihmën e flotës turke dhe evropiane.

Kështu na mëson historia.

Pastaj, ne nuk do të duhej t´i harronim për asnjë çast, faktin e hidhhur që shumë katunde që shtrihen deri tek deri tek Molla e Kuqe, i ka grabitur Serbia, duke shëndrruar tërë popullatën e atjeshme në ardhacakë "muxhahirë", të dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore.

E dënojmë me indinjatë faktin se politika disfatiste shqiptare, sot, e mbështjellë maskueshëm nën vellon e demokracisë po i harron ato, bile po i rrëshqasin para syve në gojët e ujqërve ballkanikë edhe vise të tjera shqiptare!

Ne, duhet ta kujtojmë se edhe Gjermania kurrë nuk heshti për ribashkimin e trojeve të veta sikur që po bëjnë sot pushtetarët pa shtet të Kosovës dhe më tej...

Kur e kemi parasysh këtu "plagën" e madhe të ekspansionizmit fashist gjerman, çështja jonë ndryshon këtu si nata me ditën, sepse ne shqiptarët asnjëherë se kemi pushtuar asnjë pëllëmbë tokë të ndonjë vendi fqinj, por janë të tjerët ata që i kanë pushtuar dhe po bëjnë edhe sot përpjekëje pushtimesh të reja!

Ne, nuk duhet të lejojmë për anjë çmim, që edhe më tej të sakatohet Shqipëria jonë!

A e mendojnë pushtetarët servilë shqipfolës se trojet shqiptare nuk janë pronë e tyre private - që mund të bëjnë kompromise!

Ata, me diplomacinë e tërheqjes para rrebesheve të reja, popullin shqiptar nuk po e çojnë drejt paqes, por drejt rreziqeve të reja!

A e marrin ata me mend se rrezikimi serioz i shqiptarëve rreth kufijëve sllavë, ata mund t´i revoltoj dhe të organizohen për vetëmbrojtje!

Pastaj, ku do të mbetej retorika e tyre shterrpe paqësore?!

Mësimin e tillë e kanë vetëm nga dita e djeshme, pra nga politika servilë "paqësore" e I. Rugovës.

Derisa, I. Rugova, predikonte si një prift i mjerë, paqe në Kosovë, malet e Kosovës mbusheshin me luftëtarë te lirisë!

Pra, mund të na përsëritet historia, ne këto rreziqe s´i duam, prandaj reagojmë me kohë, apo më saktë paralajmërojmë me kohë!

Ne, nuk duam kjo të bie në vesh të shurdhër të forcave ploitike brenda dhe jashtë Shqipërisë !

Sonte, derisa po e shiqonim RTK-në, kur po raportonte për veprimtarinë e TMK-së, gjatë këtyre ditëve në mbrojtjen e popullatës dhe të pasurisë nga fatkeqësia e përkohëshme natyrore (vërshimet e këtyre ditëve) kur dolën nga shtretërit e tyre lumenjtë e Kosovës, rrufeshëm na erdhi mendimi: kjo e uruar TMK-ja, pasardhëse e denjë e UÇK-së së lavdishme, sa herë u ballafaqua me rreziqet, por ah sa keq; sërish erdhën kohëra të vështira: tani kur kjo do të duhej që pas luftës t’i mbronte trojet tona etnike, t’i mbronte nga rreziqet shqiptarët që jetojnë në trojet shekullore, kjo e madhërishme flakadane tani duhet të veprojë sipas urdhërave të komandantëve të huaj, të cilët po ndërrohen si kësulat e motit; asaj i duhet të merret me ato punë që janë të huaja për të, me punët që i takojnë mbrojtjes civile...

Ujqërit kolonialistë sllavë po na i grabisin trojet tona, ndërsa TMK-ja, po na "mbron" e po "lufton" me pellgje pusesh që harlisen nga shirat e mëdha!!!

Ne, e themi me bindje të plotë, e themi troç se:
TMK-ja, që prej themelimit të saj, pas luftës gjithsesi do të duhej të qëndronte vigjilente përreth kufijëve tanë, ashtu t´i mbronte krenarisht kufijtë tanë të shtrenjtë dhe popullatën e pafajshme shqiptare që po përjeton ripushtime të tmerrshme nga ana e Beogradit, Shkupit, Podgoricës, në sytë indiferentë të ndërkombëtarëve dhe servilëve të tyre shqipfolës!..

Koha tani po e vërteton se kështu, e paska projektuar dhe është duke e siguruar NATO-ja, mbrojtjen e Kosovës apo jo?!!!

Të gjitha këto territore shqiptare, fatkeqësisht janë të okupuara pas hyrjes së forcave të KFOR-it, në Kosovë.

Në, duam që nëpërmjet kësaj letre të hapur të japim ALARMIN e rrezikut të ricopëtimit të Kosovës së plagosur e dalë nga lufta çlirimtare.

Shqipëria administrative, për këtë atak të ri historik, do të duhej ta ngriste zërin fuqishëm, kudo në instancat e diplomacisë botërore.

Derisa, Shqipëria po interesohet ta ruajë paqen në Ballkan dhe më gjerë deri në Irak dhe Afganistan asaj po i rrënohet paqja e kombit të vet duke ia gërryer kufijtë shtetet armike!

Ajo, në emër të paqes në Ballkan, Evropë dhe në botë, nuk guxon t´i harrojë obligimet e veta që i ka me Kushtetutë për mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë natyrore, sepse këto "prerje cezarike", mesiguri do të këtë pasoja për ardhmërinë e breznive të reja shqiptare.

Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe kur kjo me vise të tjera shqiptare po copëtohet, kjo dhembje me pasoja, kalon edhe nëpër trupin e gjymtuar të shtetit shqiptar...

Prandaj, sa më parë t’i themi NDAL, kësaj fatkeqësie " të re " e cila na gjakosi trupin në shekuj, duke mos harruar ta kërkojmë zgjidhjen përmes ribashkimit nga mbrojtja e planeve shovensite për zgjerim territorial të sllavo-grekëve, shqiptarët mund të vazhdojnë të mbajnë të paprekur identitetin dhe qenien e vet etnike!

Tani, kur jemi në kohën e zgjidhjeve të rëndësishme për fatet e Kosovës, në kohën kur edhe shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, po bëjnë përpjekje të anëtarësohen në BE dhe në strukturat atlantike si në NATO etj, ne shqiptarët dhe miqtë tanë të sinqertë nëpër botë nuk duhet të lejojmë assesi që shtetet ballkanike fqinje të ecin lehtë në drejtim të pavarësimit të tyre (Mali i Zi) dhe integrimeve demokratike (Serbia, Maqedonia) të mbarsura me grabitjen e tokave shqiptare, siç kanë bërë gjatë Mesjetës dhe në kohën e modernizmit "romantik" të Ilija Garashninit dhe prijësve të tjerë të planeve ekspansioniste dhe shoviniste sllave.

Nëse shtetet tona fqinje do të dëshironin të marshonin ngadhënjimtare drejt proceseve të reja demokratike, ato njëherë e përgjithmonë do të duhej të hiqnin dorë nga orekset e tyre shoviniste dhe kolonialiste të cilat i kanë zbatuar në shekuj, ndaj trojeve tona etnike, pa lërë aspak orvatjet e tyre të sërishme për të majmur me "prenë", duke i okupuar sërish dhjetëra e qindra km të viseve shqiptare.

Jemi të bindur se: ardhmëria e popujve nuk do të jetë e ndritur nëse rruga e tyre errësohet nga qarqet reaksionare me ëndrrat e vjetra ekspansioniste, duke u kënduar hymne ditën "demokracisë", ndërsa natën duke u qëndruar besnikë ideve pansllaviste antishqiptare të paraardhësve të tyre.

Ato, duhet njëherë e mirë ta kuptojnë se ëndrrat e krajlëve dhe knjazëve të vjetër janë të perënduara, sepse tani jetojmë në kohë të reja, kur popujt e kanë të qartë ku ishin, ku janë dhe nga do të shkojnë më tej!

Ishin të sakatosur, janë të përçarë dhe duhet t´i pranojnë drejt e pa komplekse (integrimet) ribashkimet brendashqiptare, drejt Shqipërisë së Ribashkuar!

Vetëm ashtu popujt fqinjë të Ballkanit, do të shkonin të lirë dhe të bashkuar drejt asaj që sot po e trumbetojnë si synim të tyre: integrimin në familjen e madhe të popujve drejt gjeografisë euro-atlantike.

te drejteat mban forumi i arte's by: cajle.com!


Datenschutzerklärung
Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!